Tukiçi: Në Londër, u ndjeva vërtet krenar që jam shqiptar

Pianisti, Genc Tukiçi, i larguar prej 25 vjetësh nga Shqipëria për të jetuar në Francë, vjen në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqip” për të prezantuar koncertin e radhës, që mbetet edhe projekti më ambicioz i tij. Kësaj here, së bashku me sopranon shqiptare me famë botërore, Inva Mula, do të interpretojmë në mes të Nju Jorkut këngët e përpunuara dhe të orkestruara nga ai vetë.

Continue reading Tukiçi: Në Londër, u ndjeva vërtet krenar që jam shqiptar

Shqiptari që kërkoi azil në Irlandë, sot bën emër në art

Njeriu i parë që kaloi avionin nën urë duke hyrë në histori ishte piloti legjendar rus, Valery Chkalov. Ai bëri një mrekulli duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme pilotuese. Forca dhe këmbëngulja duket se qëndrojnë pas çdo mrekullie. Edhe historia e 52-vjeçarit shqiptar, Ndrekë Gjini, poet dhe gazetar, nga qyteti i Pukës, i cili ka më shumë se një dekadë (që nga 2002) që ka emigruar në Irlandë është një mrekulli e forcës së shpirtit dhe artit brenda tij. Sot ai dallohet për kontributin që po sjell në fushën e artit dhe kulturës në Irlandë. Ajo që të tërheq pafund në historinë e tij është se ai përfaqëson triumfin, ngadhënjimin kundër komunizmit. Dhe në këto ditë kur Shqipëria festoi 25-vjetorin e rënies së komunizmit, historia e tij kumbon. Interesi për të rritet edhe më kur mëson se poezitë e Presidentit të 9-të të Irlandës, Michael Daniel Higgins janë botuar në shqip nga Gjini. Kjo gjë doli më në pah kur Mal Berisha, i cili sapo kishte marrë detyrën e ambasadorit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, duke “thyer” disi rregullat e protokollit, i dorëzoi Presidentit Higgins, letrat kredenciale së bashku me një libërth të vogël, i cili përmblidhte pikërisht vjershat e Presidentit të përkthyera në shqip nga djaloshi pukjan.

Continue reading Shqiptari që kërkoi azil në Irlandë, sot bën emër në art