Kur dëgjoja Vaçe Zelën në 1965-n

Shkrimtari anglez, Adam Yamey, vjen në një intervistë për Gazeten SHQIP, për të zbuluar zhvillimin e imagjinatës së tij për Shqipërinë. Dikur se dinte as se ku binte ky vend, por sot e ka Shqipërinë të ‘skalitur në mendje.’  “Që në moshë të hershme, u bëra kurioz për Ballkanin në përgjithësi. Në fillim të vitit 1960, kur më lindi ky interes, më duhet ta pranoj me siklet se nuk e kisha as idenë se ekzistonte një vend që quhej  Shqipëri. Por kur e ‘zbulova’atë në një atlas të cilin po e shfletoja, aty mori fund gjithshka,” thotë Yamey në këtë intervistë.  Takimi i tij i parë me Shqipëtarët ndodhi ne vitin 1975 kur  shkrimtari vizitoi qytetin e Prizrenit në Kosovë. Continue reading Kur dëgjoja Vaçe Zelën në 1965-n

Advertisements

Shqiptari që kërkoi azil në Irlandë, sot bën emër në art

Njeriu i parë që kaloi avionin nën urë duke hyrë në histori ishte piloti legjendar rus, Valery Chkalov. Ai bëri një mrekulli duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme pilotuese. Forca dhe këmbëngulja duket se qëndrojnë pas çdo mrekullie. Edhe historia e 52-vjeçarit shqiptar, Ndrekë Gjini, poet dhe gazetar, nga qyteti i Pukës, i cili ka më shumë se një dekadë (që nga 2002) që ka emigruar në Irlandë është një mrekulli e forcës së shpirtit dhe artit brenda tij. Sot ai dallohet për kontributin që po sjell në fushën e artit dhe kulturës në Irlandë. Ajo që të tërheq pafund në historinë e tij është se ai përfaqëson triumfin, ngadhënjimin kundër komunizmit. Dhe në këto ditë kur Shqipëria festoi 25-vjetorin e rënies së komunizmit, historia e tij kumbon. Interesi për të rritet edhe më kur mëson se poezitë e Presidentit të 9-të të Irlandës, Michael Daniel Higgins janë botuar në shqip nga Gjini. Kjo gjë doli më në pah kur Mal Berisha, i cili sapo kishte marrë detyrën e ambasadorit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, duke “thyer” disi rregullat e protokollit, i dorëzoi Presidentit Higgins, letrat kredenciale së bashku me një libërth të vogël, i cili përmblidhte pikërisht vjershat e Presidentit të përkthyera në shqip nga djaloshi pukjan.

Continue reading Shqiptari që kërkoi azil në Irlandë, sot bën emër në art