Robert Rogner: “Hoteli është themeli i jetës sime”

Në 20 vjetorin e “Shtëpisë Austriako-Shqiptare”, – Rogner Hotel Tirana – biznesmeni më i spikatur Austriak, Robert Rogner, na çon mbrapa në ditët e para kur ai vuri zemrën si themel për ndërtimin e hotelit te parë me 5 yje në Tiranë sipas standarteve ndërkombëtare.
Vendosmëria e tij dhe sakrificat për ta parë këtë Hotel të ngritur në Shqipëri, megjithëse ky vend po kalonte një nga periudhat më të vështira të historisë së tij, tregon edhe njëherë kurajon e një biznesmeni të vërtetë, i cili e dashuron Shqipërinë, siç është Z. Rogner.

Çfarë duhet të presin Shqipëtarët në kuadrin e festimeve të 20 vjetorit të hotelit që tashmë është një pikë referimi në Tiranë?

Në 20 vjetorin e Rogner Hotel Tirana, nuk do të mjaftohemi vetëm me festime por kemi planifikuar një zgjerim të hotelit përfshirë edhe rinovimin e fasadës së tij si një nga objektet më të njohura dhe që bie në sy në bulevardin më të bukur të Tiranës.

Është një moment i mirë për tu kthyer mbrapa në vite. Ju lutem, ç’mund të na thoni për ditët e hershme të Rogner Hotel Tirana. Si e nisi rrugën ai?

U ftova nga qeveria Shqipëtare në vitin 1993 për të ndërtuar një hotel të ri me standarte perëndimore ose europiane. Qeveria e dinte që unë isha një nga pionierët që kishte kurajon, pas rënies së bllokut lindor, të investonte si një nga njerëzit e parë në këtë treg.
Kam qëndruar në pallatin presidencial – por pasi u informova në mënyrë të sjellshme, se uji dhe korenti ishin me hope – gjë të cilën e përjetova mëngjesin tjetër.
U lava në një çesmë të prishur në banjon e mermertë të Enver Hoxhës. Ndërsa isha ftuar për të ngrënë mëngjesin, Presidenti i asaj kohe Z. Berisha më priti me pyetjen e parë nëse isha ende i përgatitur për të ndërtuar këtë hotel. I thashë “PO” por vetëm nëse do të isha unë që do të vendosja lidhur me vendin ku do të ngrihej hoteli. Kjo ishte marrë e mirëqënë por kjo gjë duhej të ngjaste shumë shpejt përderisa qeveria kishte probleme për të sjellë biznesmenë dhe diplomatë sa i takon çështjeve të ndërtimit në Tiranë sepse nuk kishte alternativat e duhura për akomondim standart perëndimor.
Ne shkuam së bashku në Bulevard, përballë Pallatit Presidencial, pranë një fushe ku kullosnin dele. Vendimi im ishte ta ndërtoja hotelin mbi këtë copë toke. Presidenti Berisha më dha konfirmimin për ta ndërtuar hotelin mbi këtë pronë.
Sa i takon financimit të projektit: “Ne nuk kemi para,” më shpjeguan ata. Gjithashtu materiale perëndimore këtu nuk gjenden. Pavarësisht kësaj, unë thashë ‘Po.”
Të gjitha bankat, e kontaktuara prej meje, nuk ishin të përgatitura të financonin një projekt në Shqipëri. E vetmja bankë, e cila ofroi një financim, ishte EBRD (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) e asaj kohe.
Parakushti ishte të paguaja 50 % të kostos vetë. Dhe thashe “po.”
I gjithë investimi ishte rreth 20 milionë dollarë, 10 milionë aksione dhe 10 milionë financim. Më pas filluam me të gjitha vështirësitë e imagjinuara. Pas 18 muajsh, u bë inagurimi solem i hotelit sipas standarteve perëndimore.

Sa është rritur dhe si ka ndryshuar Rogner Hotel Tirana në këto 20 vite? A ka qënë një udhëtim i lehtë?

Sa është rritur Rogner-i këto vite? Jo, kam mbetur ende 173 cm i gjatë 🙂
Nuk ishte fare një periudhë e lehtë. Ne gjithashtu na u desh të përballeshim me një revolucion – loja e piramidave.

A jeni i habitur se si është Rogner sot? Përse?
Jo, jam i habitur vetëm nga zhvillimi i Shqipërisë dhe i Tiranës. Një zhvillim të tillë nuk e kam hasur në asnjë nga vendet ku kam punuar.

Cilat konsideroni si cilësitë më unike të Rogner Hotel Tirana? A kanë mbetur ato të njëjta si 20 vite më parë?

Unike unë mund të quaj sidomos stafin shqiptar që punon në shtëpinë tonë dhe që është përgjegjës për atmosferën e mirë në shtëpi. Unë vetëm ndërtova hotelin, ai u vu në punë nga stafi ynë shumë i dedikuar.

Duke marrë parasysh se sa shpejt po ndryshon industria e turizmit dhe sa shumë ka ndryshuar në këto 5 vitet e fundit, a mendoni se Rogner Hotel Tirana i është përgjigjur mirë këtyre ndryshimeve?

Në vitet e fundit, ne kemi punuar vazhdimisht për të bërë përmirësime në hotel dhe ne kemi ri-investuar të gjitha paratë e gjeneruara. Hoteli gjithmonë më jep shumë kënaqësi dhe jam gjithnjë i lumtur kur vij në Tiranë tek shoh hotelin tim të gjallëruar nga klientët, shumë prej tyre besnik që nga hapja e hotelit dhe gjithashtu i lumtur se kam mundësi të takohem me punonjësit e mi.

Si e parashikoni Rogner Hotel Tirana pas 5 vitesh?

Kështu siç është tani sepse hoteli ynë në Tiranë është nje hotel mëse i konsoliduar dhe ky gjigand i hotelerisë është themeli i jetës sime – përveç Rogner Bad Blumau – dhe ai më bën shumë të lumtur.